PSG “mace e zeze” e Barcelonës në Champions, vetëm 1 futbollist u ka shënuar më shumë gola katalanasve se… Mbape

Apr 17, 2024 | 7:47
SHPËRNDAJE

PSG-ja eliminoi mbrëmjen e sotme Barcelonën nga raundi çerekfinal i Champions-it duke e mposhtur me rezultatin 1-4 në “Camp Nou”. Falë këtij triumfi PSG është bërë skuadra që e ka eliminuar Barcelonën më shumë herë në Champions. Plot 3 herë, bëhet fjalë për sezonin 1994/1995 në fazën çerekfinale, në sezonin 2020/2021 në fazën e 1/16-ve dhe sonte.  

Gjithashtu një statistikë interesante edhe për sa i përket golave të shënuar. Vetëm Tomas Myler me 8 gola, ka shënuar më shumë gola se Kilian Mbape kundër Barcelonës në Champions. Ylli francez iu ka shënuar plot 5 gola katalanasve. Po 5 gola ka shënuar edhe Shevçenko kundër Barcelonës në Champions.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura