Pse nuk testohen të gjithë? Rama: As unë, as ti nuk e dimë, duhet të sillemi sikur e kemi virusin. Numrat do rriten, mos të shkojmë në kurbën e…

Mar 18, 2020 | 13:26
SHPËRNDAJE

rama per news

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria po vepron si shumica e vendeve që kanë zgjedhur të mos testojnë për koronavirusin të gjithë ata që dyshojnë se janë të prekur, por ata që kanë shenjat klinike si i parashikon protokolli edhe i OBSH. Në një lidhje teklefonike me News24, Rama tha:

Sot që flasim është kthyer debat mbarëbotëror dhe shumica dërrmuese e shteteve përjashtuar shumë pak raste, janë në anën që jemi dhe ne, nuk testohen të gjithë, vetëm ata që kanë shqetësime të posacme apo janë kontakte të drejtperdrejta të atyre që janë identifikuar të prekur dhe në regjim spitalor, test mund te duam edhe une edhe ti, por ne nuk e dime a e kemi, por edhe pse mund ta kemi, s’na duhet testi sepse 80% e atyre që do preken s’do ndiejnë asgje e s’do ta marrin vesh kurrë qe jane prekur.
Ne duhet të sillemi njësoj sikur e kemi e të mbrojmë veten e të tjerët, te qendrojme ne shtepi njesoj sikur e kemi virusin, e po i beme keto ne e kemi bere detyren tone.

Zvicra ka filluar të testojë ata që janë mbi 65 vjec se ata janë më të prekshmit dhe më të dobetit, dhe ata që kanë sëmundje kronike, këshilla është qësnro në shtëpi, izolohu edhe brenda shtëpisë, aty ku e lejon hapësira, kjo historia e testeve ka hapur debat port ë gjithë anojnë nga jo testet pafund, por focus te ata që janë më të rrezikuarit. Po të shikoni mesataren në rajon të testeve të kryera ne jemi në një raport të linjëzuar me të tjerët, Kroacia ka bërë vetem disa dhjetëra më shumë se ne, nuk ka nevojë të bëjmë teste, por të sillemi sikur e kemi virusin“.

Duke theksuar rendesine e zbatimit te masave kufizuese, Rama tha:

Përndryshe katandisemi si Lombardia, që nuk kishte më pajisje, e kur erdhi puna të bënin zgjedhje mes një të moshuari dhe një të riu se kujt t’ja vinin respiratorin, numrat në Shqipëri do të rriten, nuk ka si të ndodhë ndryshe, ajo që duhet është të ruajmë rritje graduale e të mos shkojmë në kurbën marramendëse që na vë para pamundësisë për ti trajtuar të gjithë“.

A përballon sistemi ynë shendetesor një fluks që mund të jetë shumë i madh?

Rama: Cdo sistem sot në botë, Italian, francez, gjerman, etj janë të sfiduar rëndë e askush nuk ka sigurinë se mund t’ja dalë duke e vënë sëmundjen vetëm përballe me sistemin, ndaj mes virusit dhe shërbimit shëndetësor kanë vënë popullin dhe është populli që duhet të garantojë, që mes zbatimit të masave ta bëjë avancimin e virusit shumë më të ngadaltë, prekshmërinë sa më të ulët, në një kurbë që do shkojë duke u ngritur, që ti japë sistemit mundësi të kurojnë ata që janë më në nevojë. Virusi do përhapet dhe do ta bëjë të vetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura