Pse nuk i lejuat mjekët të protestojnë? Manastirliu: Dera ime është e hapur, do ketë një takim për të diskutuar…

Sep 23, 2020 | 22:15
SHPËRNDAJE

real-story-ogerta-732x450

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e pyetur për përgjigjen e Policisë e cila refuzoi lejen e mjekëve e infermierëve për të protestuar, tha se nuk do ta komentonte këtë vendim. Por theksoi se dera e saj në zyrën e Ministrisë së Shëndetësisë, ka qenë, është dhe do jetë e hapur per te diskutuar problemet me bluzat e bardha.

Manastirliu tha ne emisionin ‘Real Story’ se diten e enjte do kete nje takim ku do te diskutohen per pikat qe ka renditur sindikata e mjekeve.

Pse nuk i lejuat mjekët të protestojnë?

Manastirliu: E para, sindikata e mjekëve i është drejtuar me një kerkëse e s’dua të komentoj institucionet ligjzbatuese mbi ate ato ckanë për detyrë të bëjnë.

Besoj është e udhes ta ndaj me ju që mjekët e infermieret më njohin sic i njoh prej 7 votesh, në punë të përditshme, jo vetëm i vlerësoj maksimalisht për punën e madhe që bëjnë jo sot e dje por gjatë gjithë vitit, sakrificën mbinjerëzore e profesionalizmin, por dera ime është e hapur për cdo mjek e infermier për të diskutuar dialoguar sic ka qenë është dhe do jetë
s’ka asnjë gje që ne nuk e themi me njëri tjetrin, jam me ta cdo ditë, diskutoj cdo ditë kërkesat e tyre.

Pse shkuan për në proteste cfarë ndodhi që ju i bëtë të pakënaqur?

Manastirkiu: S’besoj se kjo është pakënaqësi e mjekëve s’doja ti jepja ngjyrim emocional të tepruar, jemi në komunikim intensiv e jemi në një llogore me ta, punojmë për të njëjtin qëllim, sikurse premtimet i kemi mbajtuar në cdo ditë të punës sonë.

Janë paguar?

Patjetër që po, deklarata e kryeministrit që tregon realisht vlerësimin maksimal për punën e gjithë personalit mjekësor për rritjen historike të pagave që do ketë është prova më e mirë që i japim këtij personeli që po na nderon në cdo ditë të punës, do ketë një takim, s’besoj se është qëllimi tek pagat e shpërblimet, përmendet pjesa e pagave që është ezauruar, pikat e tjera do diskutohen në një takim.
Dera jonë është e hapur, jemi me ta për të gjthë mbështetjen që ata meritojnë, urat e bashkëpunimit janë solide.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura