Pse duhet të pini ujë gjatë vaktit tuaj? Ja çfarë tregon hulumtimi

Apr 19, 2024 | 13:38
SHPËRNDAJE

Hulumtimet kanë treguar se uji ndikon në zgjedhjet tona ushqimore dhe se ne zgjedhim të ushqehemi më shëndetshëm kur e kombinojmë me vaktin tonë.

Untitled-1(20180228120044)

Zakonisht problemi i madh është me fëmijët që i duan ushqimet e padëshiruara, por nëse edhe ju dëshironi të fitoni zakone më të shëndetshme të të ngrënit, është mirë të filloni të pini ujë gjatë vaktit tuaj. Uji pastron qiellzën nga ushqimet dhe shijet, duke e bërë kështu më “të pranueshëm” ndaj ushqimeve të shëndetshme, por gjithashtu ndihmon në uljen e dehidrimit të trupit.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se fëmijët, si dhe të rriturit, preferonin më shumë ushqime të majme, të kripura dhe të yndyrshme kur vakti i tyre shoqërohej me sodë ose pije të tjera të ëmbëlsuara. Në të kundërt, kur ushqimi i tyre shoqërohej me 1 gotë ujë, ata preferonin perimet.

Megjithëse zakonet tona të të ngrënit si fëmijë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjet tona të mëvonshme ushqimore, duhet të mbani mend se nuk është kurrë vonë për të ndryshuar atë që keni mësuar dhe për të ndjekur një dietë të ekuilibruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura