“PS nuk është ‘Populli’ i gjeneral Rrapushit”, Rama i kujton firmën Hajdarit dhe thumbon Gjuzin: Të hëngsha shaminë, vetëm mustaqet s’të heqim dot

Jun 18, 2020 | 11:57
SHPËRNDAJE

Pyetjes së deputetes Rudina Hajdari se si do t’i përgjigjet Rama popullit për premtimin e dhënë për sistemin dhe listat e hapura, kryeministri i ka kujtuar firmën e vënë prej saj në marrëveshjen për reformën zgjedhore, dhe kohën e humbur ndërkohë që ai apelonte për t’u ulur në tryezë, shumë më herët, teksa opozita jashtëparlamentare ishte rrugëve.

‘Ne jemi tërhqur nga cdo lloj pritshëmrie nga baza, që nuk e kuptojnë as sot pse komisionet nuk u depolitizuan, dhe zonja hajdari keni folur, unë nuk besoj 1 sekondë që listat e hapura sjellin demokracinë dhe këtu do vërshojë rinia”- tha Rama.

Fjala e Ramës

Ju dëgjova me vëmendje dhe nuk i shmangem përgjigjes. Zvarritjes që po i bën opozita jashtëparlamentare detajimit të marrëveshjes që ju personalisht keni firmosur në selinë e një ambasade mike. Përderisa ju referuar juve që unë kamë thënë, është e vëretë, dhe tani më kërkoni llogari për shkallët ju jap shpjegimin tim, së pari ajo që unë kam thënë këtu, kohë më parë, kur opozita jashtëparlamentare ishte rrugëve dhe kërcënonte për revolucionin permanent ka qenë të mos humbisnim kohë të uleshim në tavolinë dhe të diskutonim adresimin e rekomandimeve të OSBE ODIHR për të mbyllur detyrimin që buron edhe nga cka lënë të shkruar KE e pastaj kam thënë, le të diskutojmë një shkallë të dytë për temën që e keni në qendër të axhendës. Nuk më dëgjuat, e refuzuar, ju personalisht, se nëse do ishim ulur qysh ateherë kur ata e skihin ndarë mendjen se do e merrnin pushtetin me dhunë, sot do ishim duke bërë biseda të tjera, por ja që eksperienca bën të vetën, dhe kur ajo mungon, pas vjen edhe fatura,. Ka një gjë në politikë që nuk kapërcehet që është koha, dhe ju e kapërcyet, duke u mjaftuar thjesht me rënien e daulleve lista të hapura pa bërë asgjë, e as atë që PS nuk është fondacioni Populli, që shkonin te gjenerali Rrapushi e i kërkonin nënë e babë, PS ka interesat e veta, patjetër e si forca më e madhe politike, i ka më të përputhura me interesat kombëtare se me gjithë respektin i keni ju, se edhe përgjegjësinë e ka shumë më të madhe, edhe ndikimin në fatet e vendit më të madh. Edhe ata që janë jashtë kujtojnë se e kalojnë lumin mbi kalin mbrapsh, duke vënë kushte pas kushtesh e duke marrë gjëra pa kushte nga ne, e duke dalë e duke na share e akuzuar. Po kërkoni te ne atë që duhet ta kërkoni te vetja. Në kohën e humbur lamë pas dy pika, vota e emigrantëve dhe të tyren identifikimi biometrik. Atëherë I thosha Lulzim mos rri rrugëve, por hajde të ngremë sistemin e plotë për zgjedhjet e ardhshme, por në atë kohë ishte ideja, te sheshi te sheshi dhe do ndahet përsheshi, dhe sa nga Astiri te teatri, bum andej, bum këndej, e në fund ja ku erdhëm ta lëmë sic e kemi.

Ndërhyn deputeti Gjuzi nga vendi:

Rama: Ti Gjuz ke një gjë që ne nuk ta heqim dot mustaqet, asgjë tjetër

Gjuzi: Ke mjekër

Rama: Unë kam një kripto mustaqe, mos më ndërhy të hëngsha shaminë që ke në xhep.

Ka të drejtë murrizi të dalë në ekrane  e të bëjë talljen e mesit të trupit nga ana e pasme, se faktikisht nuk është rekomandimi i ODIHR që të mbahen komisionet sic janë me anëtarë partie, por  ja që ODIHR ka dhënë OK.

Reagimi i Hajdarit

Edhe njerëz që më rrinin pranë u zhgënjyen, por unw e ngjita shkallë, se vura fatin e shqiptarëve para meje dhe interesit tim personal, ti ku e ke shkallën tënde, cfarë do bësh ti me atë premtim që u dhe shqiptarëve, sot listat e hapura nuk i do Rudina apo Myslimi, por gjithë shoqëria, unë isha dje me shoqërinë civile dhe ata donin lista, 50 mijë firma ulërasin për listat e hapura, dil e fol me njerëzit, shiko se cfarë duan ata, e nëse në Kuvend nuk e bën këtë ndryshim, cfarë përfaqësoni ju në këtë kuvend, nëse nuk u përgjigjemi njerëzve, kjo është detyra jote tu japësh shqiptarëve listat e hapura e të mos mbrosh interesin tënd bashkë me opozitarin jashtë këtij parlamenti që në fakt ngritët sistem vrastar latë në rrugë shokët dhe bërë partitë u bëtë sulltan, mba premtimin se ky kuvend nuk do e lërë votimin e kodit zgjedhor sic është në atë marrëveshje. Mos të respektojmë ortakërinë tëndë me Bashën, nuk do i kthejmë kurrizin shqiptarëve, por do i shkojmë deri në fund. Në këtu jemi për ti thënë popullit që koha ka ardhur që e vjetra dhe e reja të përballen, të ecin pa hile, pa marifete, garë reale, e të ndershme dhe jo për militantë që numërojnë vota e mbajnë radhën e qumështit të partive të mëdha, të fitojë ai që e meriton, Rama nëse do një përgjigje, nuk ka votë, kod e asgjë që ti të negociosh në kuvend, pa dëgjuar opozitën dhe të popullit , ku kuvend është për të përfaqësuar atë vullnet, ne jemi për popullin këtu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura