PS bojkoton sërish mbledhjen, dështon për herë të katërt Komisioni Hetimor për Check-Up dhe Sterilizimin

Apr 12, 2024 | 11:39
SHPËRNDAJE

Ka dështuar për herë të katërt Komisioni Hetimor për Check-Up dhe Sterilizimin për shkak se Partia Socialiste ka bojktouar mbledhjen.

Albana VOkshi-Sterilizimi-200 milione euro

Anëtarët e mazhorancës nuk janë paraqitur sërish në Kryesinë e Kuvendit ku ishte thirrur mbledhja nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi.

Dy mbledhjet e vetme të zhvilluara deri më tani janë shoqëruar me tensione mes deputetëve të PS dhe atyre të opozitës.

Komisioni Hetimor për shëndetësinë ishte pjesë e marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit që riktheu normalitetin në Kuvend.

Kujtojmë që Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi mori 95 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura