Provimi i shtetit dhe profesioni i rregulluar i mësuesit në histori sot

Apr 5, 2021 | 8:40
SHPËRNDAJE

enriketa papa

ENRIKETA PAPA

Pas një takimi rastësor me një ish-studentin tim, i cili më komunikoi se do shkëputej pak nga përgatitja për temën së diplomës së masterit, se po merrej me pyetjet e provimit të shtetit për liçencën e mësuesit, pa të cilën nuk punon dot si mësues, kurioziteti më shtyu të shfletoj faqet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (ASH) për të gjetur pyetjet e provimit që inidvidët që kanë një diploma në histori do të duhet të japin më 7 Prill 2021.

Duke patur në fokus të hulumtimit tim shkencor periudhën e komunizmit dhe kujtesën mbi të, direkt klikova tek pjesa e dytë e pytjeve që kanë të bëjnë me pyetjet nga “Historia e Shqipërisë”. Befasia e parë tek u shfaq faqja 1 e pyetjeve në format pdf të aksesueshme online ishte emërtimi, “Historia e popullit shqiptar”, emërtim që nga ana e metodologjisë dhe konceptualizimit që i bëhet sot shkencës së historisë është i gabuar.

Pyetjet që në krye janë të konceptuara nga kendveshtrimi kronologjik dhe kombetar, dhe kryesisht të karakterizuara nga paradigma pozitiviste, qe nenkupton mësimin nga ata që do të duhet të japin provimin për licencën e mësuesit të nje historie politike, e cila perqendrohet kryesisht tregimi/narracioni historik.

Pyetjet kanë gjithashtu mangesi edhe ne gjuhen dhe terminologjinë e perdorur ne hartimin e tyre. Të shumta janë gabimet drejtëshkrimore, dhe metodologjia e konceptimit të terminologjisë së pyetjeve tingellon teper e vjeter dhe jo profesionale per historianet.

Ketu kam parasysh perdorimin e gjuhes indoktrinuese, gjykuese, perdorimit te foklorizmave, termave dhe epiteteve letrare si dhe pasaktësive. Kjo metodologji e përdorur në mozaikun e pyetjeve për mësuesit e ardhshëm të krijon përshtypjen se pyetjet janë mbledhur me nxitim dhe për më tëpër botëkuptimi shkencor i tyre është i vjetër , tipik për ato tekste shkollore dhe universitare të mbushura interpretimet marksiste te historise.

Në fakt sot studentët e historisë në Universitetin e Tiranës mësojnë dhe studiojnë historinë nga të tjera këndvështrime dhe metodologji shkencore. Sot studentët mësojnë nga pikëpamja e ndërdisiplinave shkencore, duke ndërthurur disa metodologji të shkencave humane, dhe nuk mësojnë si në komunizëm nga predispozicioni dhe narrativa pozitiviste e historisë kombëtare.

Përkundrazi, sot historia në universitet nuk konceptohet vetem nga kendveshtrimi politik apo nacional. Por në kurrikulën universitare sot janë inkuadruar edhe aspekte te historisë sociale, ekonomike, historisë së artit, historisë ndër-rajonale, si dhe lëndë që trajtojnë të drejtat e njeriut, integrimin evropian dhe paqtimin social në përgjithësi.

Ndërsa studentëve që dalin nga aulat universitare sot, të pajisur më nje bagazh njohurish ndërdisiplinore dhe me metodika mësimore të historisë nga më bashkëkohoret, kritike madje të mënyrës tradicionale se si deri më tani është pasqyruar historia, atyre u duhet që për të ushtruar profesionin e tyre të mësuesisë të mësojnë përmendësh me detyrim, 900 pyetje, të cilat vetëm me konceptimin aktual shkencor të historisë nuk kanë të bëjnë. Pasaktësitë e informacioit të pasqyruar në pyetje janë të shumta, predispozicioni i hartimit të pyetjeve dhe i orientimit të përgjigjeve është i gabuar, dhe i pasaktë.

Në mozaikun e pytjeve për të fituar licensën e mësuesit, studentët e vitit 2021 duhet të mësojnë për t’u dhënë përgjigje konceptimeve të pasakta terminologjike si: “populli shqiptar; Shqipëri politike në shek e mesjetës dhe shek 15-19; vegjëlia; çifligarë në Shqipërinë e shek. 15-19; ushtri turke në 1910; shtyp demokratik; opozitë demokratike; partia fashiste e Terenc Toçit; fashistizim i Shqipërisë nga Instituti i studimeve shqiptare; pronë e centralizuar pas çlirimit në 1944”…

Pra studentëve të historisë sot Ministria e Arsimit përmes Qendrës së Shërbimeve Arsimore, në vitin 2021 u kërkon të përgatiten dhe të plotësojnë me detyrim, meqënëse u duhet licensa e mësuesit për të punuar si mësues, pyetje që nuk kanë të bëjnë me metodat dhe njohuritë që kanë marrë në auditorët universitarë.

Pavarësisht se këta student kanë diploma në master të mësuesisë nga univeristet publike, atyre u kërkohet të mëosjnë përmendësh pyetje që kanë konceptuar gabim, dhe për më tepër me pasaktësi shkencore të shumta.

Tregues këto të mungesës së një ekspertize shkencore të mirëfilltë në konceptimin e mozaikut të pyetjeve për provimin e historisë, si dhe shenjë e një papërgjegjshmërie dhe mungese totale serioziteti nga ana e QSHA në hartimin e testit të licensës së historisë të mbushur me gabime drejtëshkrimore (ironia drejtshkrimi i gjuhës shqipe është pjesë e këti provimi) dhe pasaktësi të shumta të ngjarjeve dhe konceptimit të historisë sot në konditat e shkencës së mileniumit të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura