Prostitucioni virtual/ Procedohen 2 menaxheret dhe 3 vajza, sekuestrohen lodrat seksuale

Apr 29, 2016 | 8:29
SHPËRNDAJE
Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Hotline” dhe procedoi penalisht në gjendje të lirë 5 vajza për veprën penale të  “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.
pornografi
Sipas policisë ato akuzohen për veprat penale të “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.
Hetimi nisi pas skandalit të publikuar në “Fiks Fare” me studiot e prostotucionit virtual, ku ishin të punësuara rreth 180 vajza.
Njoftimi i policise 

Më datë 28.04.2016, pas konsultimit me Prokurorinë u  referuan materialet proceduriale në gjendje të lirë për shtetaset:

  1. E. Ll., 18 vjeçe, banuese në Tiranë.
  2. V. V., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
  3. R. K., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
  4. L. N., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
  5. F. J., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimi i bërë, ka rezultuar se, shtetaset E. Ll., V. V. dhe R. K., dyshohet se kanë kryer veprimtari te paligjshme  “Chat Line”.

Këto shtetase ishin punësuar në mënyrë të paligjshme nga shtetaset L. N. dhe F. J., këto të fundit ishin edhe menaxhere të Kompanisë “Adult Work” (chat line).

Kjo veprimtari e paligjshme kriminale zhvillohej në zonën e Unazës së re pranë “Astirit” dhe në rrugën e Kavajës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e mëposhtëm:

  • 7 njësi qëndrore dhe monitorët përkates.
  • 7 web camera.
  • 10 lodra sexuale.
  • 3 Telefona celular

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga Neni 117 dhe 115 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura