Zyrtarizohen akuzat për Becchetti-n: Pastrim parash dhe krijim të skemave mashtruese

Jul 27, 2015 | 15:34
SHPËRNDAJE

Prokuroria ka zbardhur ditën e sotme dosjen me akuzat për biznesmenin kontrovers italian, Francesco Becchetti, si edhe për disa nga punonjësit e firmave të tij në Shqipëri.

Francesco BecchettiBecchetti vetë akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën si edhe për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e paligjshëm të parave.

Gjithashtu, Becchetti akuzohet edhe për pastrim parash, së bashku me një nga ortakët e tij, De Renzis.

Ky i fundit, veç të tjerash, akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, mospagim taksash, si edhe falsifikim dokumentesh.

Akuzat janë zyrtarizuar nga Prokuroria, por ende nuk u janë komunikuar të akuzuarve. Komunikimi pritet të bëhet në ditët në vijim.

Ndërkohë, biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura