Prokuroria përplaset me gjykatën, shpalli të pafajshëm ish-kryekomunarin e Rrashbullit

Oct 7, 2015 | 11:27
SHPËRNDAJE

Prokuria e Durrësit “përplaset” me Gjykaten e ketij qyteti, pas vendimit për shpalljen të pafajshem të ish-kryetarit te Komunës Rrashbull, Durrës Hysen Gashi. Sipas akuzes, ai eshtë përgjegjes per dhenien e të paktën 16 lejeve të ndërtimit në kundërshtim të plotë me ligjin në zonën turistike bregdetare të Shkëmbit të Kavajës për të cilin Prokuroria e Durrësit kërkoi 5 vjet burgim.

Hysen Gashi
Hysen Gashi

Në këtë proces, së bashku me të pandehurin Gashi, ishin konsideruar përgjegjës edhe 5 ish-zyrtarë të Komunës Rrashbull, për të cilët, pas një shqyrtimi gjyqësor me procedurë të shkurtuar, ata u shpallën fajtorë nga gjykata e Durrësit.

Procesi ndaj ish-kryetarit Gashi u zhvillua me procedurë të rregullt dhe seancat u drejtuan nga gjyqtarja Shpëtime Pitaku.

Prokuroria njofton se sot gjyqtarja Pitaku e shpalli të pafajshëm ish-kryetarin Gashi për të njëjtat fakte dhe akuza, për të cilët gjykata e Durrësit shpalli fajtorë 5 bashkë të pandehurit e tjerë.

Deklarata e plote e prokurorise

Gjatë shqyrtimit gjyqësor ndaj të pandehurit Gashi, Prokuroria e Durrësit kishte bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Pitaku, pasi, për prokurorinë, gjyqtarja kishte paraqitur njëanshmëri gjatë procesit.

Kjo kërkesë u rrëzua nga një tjetër gjyqtar i Gjykatës së Durrësit dhe procesi ndaj të pandehurit Gashi vijoi nga gjyqtarja Pitaku. Në kërkesën për përjashtimin e gjyqtares, Prokuroria e Durrësit, ndër të tjera, kishte parashtruar se:

“Në seancën e datës 14.05.2015 ishte kërkuar nga organi i akuzës që të merrej si provë dhe pyetja e të pandehurit Hysen Gashi. Në këtë seancë është filluar me pyetjen e të pandehurit nga përfaqësuesi i organit të akuzës, i cili kishte kërkuar dhe pyetjen dhe më pas i janë drejtuar dhe dy pyetje nga gjykata, si më poshtë:

1.         Nëse nuk firmos ti, ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë janë dakort, miratohet leja?

2.         Kur janë bërë mbledhjet që ke dhënë miratimin e lejeve, ju kanë thënë se ka qenë leje në kundërshtim me ligjin?

Të dy këto pyetje të drejtuara nga ana e gjyqtares janë të njëanshme dhe në kundërshtim me rregullat procedurale.

Pyetjet e drejtuara nga gjykata janë pyetje konkluduese dhe vlerësime personale të pandehurit, të cilat kanë si qëllim favorizimin e tij në lidhje me qëndrimet që duhet të mbante ndaj fakteve për të cilën është akuzuar.

Shkelja e ligjit është një konkluzion që del nga provat që administrohen në një proces gjyqësor dhe nuk mund dal nga vlerësimi që i bën i pandehuri, fakteve objekt akuze”.

Gjithësesi, kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Pitaku nuk u pranua dhe, në përfundim të procesit gjyqësor, shpalli të pafajshëm të pandehurin Hysen Gashi. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura