Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional/ Rama: Mbi 4 mijë mësues do trajnohet me metodat më efektive të mësimdhënies

Mar 27, 2024 | 9:02
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin se ka nisur trajnimi i mbi 4 mijë mësuesve, në kuadër të fillimit të programit kombëtar të zhvillimit profesional.

mesuesit 1

Rama thotë se trajnimet kanë nisur në 4 qytetet, në Durrës, Tropojë, Korçë dhe Elbasan, por do të shtrihet në tëgjithë Shqipërinë.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Programi parashikon që deri në vitin 2025, mbi 16 mijë mësues do të trajnohen me metodat efektive të mësimdhënies.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura