Produksioni i “Përputhen” përjashton nga emisioni Shqipen, ja arsyeja

Oct 23, 2020 | 19:00
SHPËRNDAJE

Produksioni i show-t më të ri televiziv “Përputhen” ka vendosur që të përjashtojë për një afat kohor të papërcaktuar Shqipen.

arjan konomi shqipja (1)

Mësohet se vendimi është marrë pasi 28-vjeçarja bullizoi Gracionon, për faktin se është biseksual, dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për flokët.

Në hyrje të programit të sotëm Bora Zemani deklaroi se produksioni kanë vendosur ta përjashtojë konkurenten deri në një afat të papërcaktuar nga programi.

‘Përgjegjësia jonë është shumë e madhe, jo vetëm nga publiku por dhe logos që përfaqësojmë. Ne kurrsesi nuk bëhemi palë e thirrjeve homofobe dhe bullizuese. Ajo ka shfaqur sjellje të papërshtatshme. Top Channel do të mbrojë këdo. Ne kemi vendosur që përjashtojmë Shqipen në një afat të pacaktuar nga programi‘– shprehet moderatorja.

mevlani shqipja fjorela (7) mevlani shqipja fjorela (5) mevlani shqipja fjorela (4) mevlani shqipja fjorela (2) mevlani shqipja fjorela (1) andi shqipja (2) tea dhe shqipja (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura