“Pro hapjes se negociatave me Shqipërinë, janë përmbushur detyrat”, Balla zbardh detaje nga takimi me kryeministren rumune

Oct 8, 2019 | 11:22
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla gjatë vizitës në Bukuresht eshte pritur  në një takim nga Kryeministrja e Rumanisë, Viorica Dăncilă dhe Kryetari i Parlamentit Marcel Ciolacu.

Gjate takimit, ajo ka theksuar se “Eshte ne kredibilitetin e BE te filloje negociatat me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Te dy vendet kane permbushur detyrat”.

1

Sipas Balles, marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Rumanisë mund të konsiderohen në momentin e tyre me të mirë dhe sic nenvizon ai, ky vlerësimin i atribuohet nivelit të lartë të dialogut politik.

“Të dy vendet ndajnë vlerësimin se bashkëpunimi rajonal është një shtyllë e rëndësishme në politikën e tyre të jashtme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe prosperitetin e brendshëm. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”- thekson Balla, teksa njofton per kete takim permes nje shenimi ne faqen e tij ne FB.

Ai ka mbajtur edhe nje fjale ne Forumin Rajonal “Rruga e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, mbledhur me iniciativën e Kryeministres Dăncilă.

Duke marrë fjalën në këtë forum Balla u shpreh se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

“Komisioni Europian ka përcaktuar qartë përparimin që kanë bërë dy vendet tona. Sikurse tha edhe Kryeminstrja Dăncilă është në kredibilitetin e vetë BE që Këshilli të ratifikojë rekomandimin e Komisionit, sikurse edhe të Parlamentit Europian. Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon detyrimisht përmes reformës në drejtësi, e cila për hir të së vërtetës ka qenë kryefjala e kësaj e Qeverisë sonë, duke e kthyer në prioritet kombëtar për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit që mbart. Është gjithashtu në kredibilitetin e BE, teksa Kosova ka përmbushur prej kohësh detyrat e shtëpisë, liberalizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës”- ka theksuar Balla.

balla1 balla2 balla3 balla4 balla5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura