“Prestige Resort u bë pluhur për një kapriço të Edi Ramës”- Deputetja e PD: Ishte shantazh i hapur ndaj medias. Totalisht arbitraritet. IKMT të priste vendimin e gjykatës

Dec 5, 2022 | 12:07
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD Ilda Dhori ka komentuar shembjen e paligjshme të Prestige Resort ditën e diel, dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka hapur një luftë ndaj mediave që nuk ndjekin linjën editoriale të ERTV.

“E qartë për cdo shqiptar që Rama nëse s’të nënshtron dot të konsideron armik e të ka përballë. Lufta e hapur që ka ndaj medias është prej vitesh e qartë.

Ky është shantazh i pastër e një mesazh jo vetem për median “Focus Group” por për të gjithë mediat e tjera që nëse ju vijoni në punën tuaj të përditshme, është mesazh cfarë ndodh nëse nuk i nënshtrohesh Edi Ramës.

Institucione që i nënshtrohen një njeriu dhe jo ligjit, është skandaloze në këndvështrimin ku jetojmë e cfarë po ndodh në këtë vend”, u shpreh ajo ne nje interviste per News24.

Sipas deputetes demokrate, IKMT duhet të priste vendimin e gjykatës dhe më pas të vepronte.

“Investim prestigjoz në të cilin vetë kryeministri ka kaluar kohë konsiderueshëm e sot e shohim cdo gjë pluhur për një kaprico të Ramës.

Si mund të ketë shpresë për një qytetar. Totalisht arbitraritet e ska më asnjë nevojë për demonstrim ne jemi futur në diktaturën dhe regjimin e Edi Ramës.

Sëpaku duhet të priste të shprehej gjykata IKMT kaq e zellshme qe ka punuar të shtunë të dielë për të kthyer një investim miliona euro në pluhur është një paligjshmëri totale.

E sot prisnim një vendim gjyktate e më pas mund të vepronte me strategjinë e tij me dy standarde, strategji për njerëzit që i ka në krah e tjeter për ata që ndjekin të bëjnë me profesionalizëm punën e tyre sa i takon medias në fjalë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura