Presidenti u kërkon grave të lindin nga 6-të fëmijë: Është për të mirën e vendit

Mar 4, 2020 | 15:40
SHPËRNDAJE

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u ka kërkuar grave që të bëjnë gjashtë fëmijë për të mirën e vendit.

Gjatë një eventi të mbajtur për promovimin e një plani kombëtar për kujdesin shëndetësore të grave, Maduro i udhëzoi që të lindin sa më shumë fëmijë.

“Zoti ju bekoftë që keni sjellë në jetë gjashtë vajza dhe djem,”- i tha Maduro një gruaje që po ndiqte eventin.

Ndërsa më pas shtoi: “Çdo grua duhet të ketë gjashtë fëmijë për të mirën e vendit.”

Vendi po përballet me një krizë ekonomike që ka rezultuar në mungesë të rëndë të ushqimit dhe ilaçeve.

Nga viti 2013 deri në 2018, ka rezultuar se 13% e fëmijëve në Venezuelë janë kequshqyer.

Ndërsa vendi është në një krizë politike.

Udhëheqësi i opozitës Juan Guaidó konsiderohet udhëheqësi legjitim i Venezuelës nga më shumë se 50 vende. Ndërsa Presidenti Maduro, udhëheqësi i krahut të majtë të vendit, i cili gëzon mbështetjen e ushtrisë, mban pushtetin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura