Presidenti Meta takon ish-zv.kryeministrin e Kosovës: Në themelet e pavarësisë suaj qëndron trashëgimia dhe vlerat e luftës së UÇK-së

Nov 26, 2021 | 19:31
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e djeshme ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj.

ilirmeta-fatmirlimaj

Në një reagim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se temë e diskutimeve ka qenë forcimi i marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Meta shkruan se në themelet e pavarësisë së Kosovës qëndron trashëgimia dhe vlerat e luftës së UÇK-së.

Postimi i Ilir Metës:

Dje në Prishtinë, pata kënaqësinë të zhvilloja një takim vëllazëror me ish-Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, kryetar i partisë “NISMA Socialdemokrate”.

Ndamë të njëjtin qëndrim për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, në të gjitha fushat.

Në themelet e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, qëndrojnë trashëgimia dhe vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krenari e përjetshme kombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura