Presidenti i “Hysenbelliu Group”: Pjesëmarrje shumë e madhe! Festa e Birrës Korça është kthyer në traditë dhe do të vazhdojë çdo vit

Aug 18, 2021 | 23:53
SHPËRNDAJE

Presidenti i “HB Group” dhe “Birrës Korça”, Irfan Hysenbelliu ishte i pranishëm në festën e Birrës në Korçë. Në një prononcim për News24, ai u shpreh se shqiptarët dhe qytetarët korçarë tashmë kanë fituar traditën.

hysenbelliu-birra korca-festa
Presidenti i HB Group, Irfan Hysenbelliu dhe atmosfera festive ne Festen e Birres Korca

Ai deklaroi se tashmë kjo është ‘Festa e Birrave’, pasi në të nuk merr pjesë vetëm Birra Korça, por edhe birra të tjera.

Tradita e festës së Birrës Korça, u shpreh Hysenbelliu do të vazhdojë, pasi nuk e lënë qytetarët që të ndërpritet.

Teksa foli për një vit të vështirë, për shkak të pandemisë, Hysenbelliu tha se jeta është e tillë që duhet të përballohet.

festa e birres korca (2)
Momente nga atmosfera ne Festen e Birres Korça

“Shqiptarët dhe qytetaret korçarë kanë fituar traditën. Kjo është kthyer në traditë dhe sa vjen dhe rritet. Çdo vit rritet me 30%. Njëkohësisht qyteti i Korçës fiton turizmin. Shumë qytetarë korçarë kanë hapur dyert e shtëpive.

Kjo është kthyer një feste e traditës, ku nuk merr pjesë vetëm birra Korça, por marrin pjesë edhe birra të tjera. Dmth kjo është festa e birrave.

Kjo traditë do të vazhdojë çdo vit. Edhe nëse duam ne nuk e ndalojmë dot, sepse nuk na lënë qytetarët.

Viti që kaluam ishte i vështirë, ishte një vit që shqiptarët dhe gjithë bota e vuajtën, por ja që jeta është e tillë që duhet ta përballojmë dhe jeta vazhdon duke qenë njerëzit të gëzuar”, u shpreh Presidenti i “HB Group” dhe “Birrës Korça”.

balla-hysenbelliu
Ne foto, Presidenti i HB Group, Irfan Hysenbelliu dhe Taulant Balla

Ai sqaroi edhe praninë me Sekretarin e PS, Taulant Balla: “Dua të them që natën e parë erdhëm së bashku me mikun tim Taulant Balla. Ne kemi një lidhje familjare dhe e vlerësoj që mori pjesë në këtë festë”.

festa e birres korca (1)
Qytetaret ne festen e Birres Korça

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura