Presidenca e BE-së bën thirrje për një gjykatë ndërkombëtare: Të hetohen krimet e luftës në Ukrainë

Sep 18, 2022 | 15:00
SHPËRNDAJE

Presidenca e Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për një gjykatë ndërkombëtar në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, raporton BBC.

izium1663503613

Thirrjet, nga Republika e Çekisë që aktualisht e mban presidencën e BE-së, kanë ardhur pas zbulimit të qindrave varreve në Izyum, një qytet të çliruar nga forcat ukrainase.

Shumica thuhet se janë civilë, ku mes tyre  ka gra e fëmijë.

“Ne qëndrojmë për ndëshkimin e gjithë kriminelëve të luftës”, ka thënë ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Jan Lipavsky.

Ukraina ka thënë se krime lufte janë kryer në Izyum, ku 59 trupa janë zhvarrosur deri më tash – ndërsa më tepër trupa gjenden në varre në pyjet në periferi të qytetit.

“Në shekullin e 21-të, sulme të tilla ndaj civilëve janë të paparamendueshme. Ne qëndrojmë për dënimin e gjithë kriminelëve të luftës. Bëj thirrje për krijimin e një gjykate të veçantë ndërkombëtarë që do të persekutojë krimet e agresionit”, ka thënë Lipavsky.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura