Prej dy vitesh të lidhur, por 30-vjeçarja i zbulon partnerit bisedat e fshehta me ish-bashkëshorten

Nov 4, 2021 | 23:22
SHPËRNDAJE

Të krijosh një lidhje të re dashurie pas divorcit nuk është një hap i lehtë. Por një 40-vjeçar vendosi të bashkëjetonte me të dashurën e re vetëm 2 vite pasi u lidhën.

tradhti (2)

Ai është ende në proces gjyqësor me ish-partneren. E dashura e tij, e cila është 30 vjeç, ka nisur të dyshojë nëse marrëdhënia e tyre është apo jo serioze. Siç ajo rrëfen për “Dear Deidre”, para pak kohësh i kishte zbuluar 40-vjeçarit disa mesazhe që ai kishte shkëmbyer me ish-partneren. Si rezultat ajo është bërë xheloze dhe mendon se ndoshta gjërat mes tyre nuk kanë marrë ende fund.

Mendoja se më donte, por partneri im mendon të kthehet me ish-bashkëshorten e tij. Jam shumë e mërzitur. Kemi dy vite që jemi bashkë dhe nisëm të bashkëjetonim muajin e kaluar.

Unë jam 30 vjeç  dhe ai 40 vjeç. Ai ka më shumë se dy vjet që është ndarë nga gruaja e tij 41 vjeçe dhe po zyrtarizojnë divorcin. Unë sinqerisht besoja se ishim vërtet të lumtur dhe kishim një të ardhme, besoja se do të martoheshim dhe do të bënim fëmijë në të ardhmen.

Ai ka qenë gjithmonë i dashur dhe mbështetës dhe më bëri të ndihem sikur unë isha e duhura për të. Megjithatë, disa ditë më parë, gjeta një e-mail që ai kishte shkëmbyer me ish-in e tij pak para se të fillonim të jetonim së bashku.

Kishin komunikuar natën vonë, kur unë isha në gjumë. Në mesazhe gjeta pyetje që kishin bërë rreth divorcit në mënyrë që procedura gjyqësore të përfundonte shpejt. Pastaj biseda ishte bërë më emocionale, më personale. Ai i kishte thënë se ishte i trishtuar që gjërat kishin ardhur deri këtu dhe se i mungonte ajo dhe çka kishin pasur bashkë.

Ai i kishte thënë se më donte, por ndonjëherë dukej se kishin më shumë të përbashkëta dhe se unë nuk e kuptoja atë si ajo, sepse ata kishin kaluar shumë gjëra bashkë.

Ata u takuan në kolegj, kështu që qëndruan bashkë 18 vjet. Në fund ai e kishte pyetur nëse ajo ishte e sigurt se ata po bënin gjënë e duhur.

Ajo i kishte shkruar se nuk donte që ai të kthehej. Por e sugjeroi se ndoshta ai nuk ishte aq i lumtur me mua sa pretendonte, dhe duhet ta mendonte edhe një herë bashkëjetesën me mua.

U ndjeva shumë keq kur lexova e-mailet. Nuk i kam thënë ende se i kam parë. Por nuk mund të ha apo fle dhe e di që duhet të them diçka. Nuk di si ta kapërcej këtë. Dyshoj në të gjithë marrëdhënien tonë”.

“Dear Deidre” thotë:

Nuk është kurrë një ide e mirë të lexosh mesazhet e dikujt tjetër, pasi rrallë zbulon diçka që të bën të lumtur. Nuk i besoni verbërisht që shkuat t’i lexonit mesazhet?

Mos nxitoni. Ai mund të ketë pasur një lëkundje të çastit për të bashkëjetuar me ju. Kjo është e natyrshme përpara çdo ndryshimi të madh në jetë. Ai mund të jetë ndjerë i trishtuar dhe nostalgjik, pasi divorci është një realitet që duhet ta pranojë.

Cilado qoftë arsyeja, ju duhet të uleni dhe të flisni me të. Mundohuni të mos reagoni shumë. Jini të sinqertë me të për mënyrën se si ju ka bërë të ndiheni dhe kërkoni që të jetë i sinqertë edhe me ju. Pyeteni nëse dëshiron t’i marrë gjërat më shtruar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura