Prag sezoni, kreu i Unionit Turistik: Ka krizë për punonjës, ja cilat janë problematikat kryesore

Apr 10, 2024 | 21:35
SHPËRNDAJE

Teksa jemi pranë hapjes së sezonit të ri turistik, Kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa ka komentuar situatën e këtij sektori aktualisht.

kreu i union ity

I ftuar në “Open”, Kasa u shpreh se sipas statistikave të siguruara pritet që këtë vit të ketë 3 deri në 4 milionë më shumë turistë në Shqipëri.

Sa i përket problematikave të sektorit, ai theksoi se kapacitetet, infrastruktura dhe burimet njerëzore janë më kryesoret.

Këto të fundit sipas tij do të jenë edhe sfida më e madhe për sektorin këtë vit, pasi ka një krizë për punonjës të kualifikuar, por edhe të pakualifikuar, ndaj edhe është propozuar marrja e punonjësve nga jashtë.

“Sipas shifrave që kemi pritet një shifër 3 deri në 4 milionë turistë më shumë këtë vit. Vitin e kaluar që kishim 10 milionë, nuk janë turistë, por pasaporta të huaja, duhet të theksoj këtë. Edhe shqiptarët me pasaporta të huaja numërohen si turistë. Duke llogaritur këtu turistët nga Kosova, Maqedonia, ata që kalojë tranzit, numri real i turistëve është te 7 milionë. Problemi i mbipopullimit janë problemet që njohim të gjithë, kapacitetet, burimet njerëzore, infrastruktura, etj.

Sivjet besoj se burimet njerëzore do jenë sfida kryesore sepse ka një alarm për staf të kualifikuar dhe të pakualifikuar. Unë kam propozuar që të marrim punonjës nga jashtë sepse nuk ka mundësi të tjera për të mbushur kërkesën. Ka krizë për këta punonjës. Nëse kemi 1.5 mln shqiptarë në vend dhe na vijnë 13 milionë turistë, kush do t’u shërbejë atyre. Kemi pasur një kërkesë për përfundimin e programeve studimore të studenteve, por nuk ka pasur interes. Në shumicën e rasteve nuk janë të interesuar”, shpjegoi ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura