Prag feste, dy të vrarë, 1 i plagosur në Shkodër

Dec 31, 2012 | 11:14
SHPËRNDAJE

SHKODER- Një ngjarje e rëndë trondit qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, në një ngjarje të ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Sipas policisë, viktimat janë Zef Markaj dhe Ardian Kola, ndërsa është plagosur vëllai i Zefit, Gjon Markaj.  Raportohet se dy persona kanë hyrë në banesën e Zef Markajt, ku kanë tentuar të vjedhin mish, pak orë para ndërrimit të viteve, por janë pikasur nga i zoti i shtëpisë, i cili i ka ndjekur nga pas, kur ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Njeri prej viktimave, Ardian Kola, sipas policisë ka qënë një person me precedente penale, i arrestuar edhe më parë për një seri vjedhjesh në banesa. Policia është në kërkim të autorit të dytë të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura