Pozitiv me koronavirus, dy personave u vendosen 7 mln lekë gjobë teksa tentonin të kalonin drejt Greqisë

Sep 28, 2020 | 10:12
SHPËRNDAJE

Dy persona janë gjobitur me 7 milion lekë të vjetra pasi tentuan të kalojnë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës pavarësisht se nga analizat rezultonin të ishin pozitiv.

kakavijesotok

Shtetasit Spiro Caka dhe Adriatik Lala, përkatësisht 60 dhe 42 vjeç nga Saranda u konstatuan të infektuar nga specialistët e shëndetësisë.

Mesohet se shtetasi Adriatik Lala nuk është gjobitur, por sipas burimeve te Panorama, ndaj tij eshte vendosur karantinimi i detyrueshem per nje muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura