Postimi në Instagram, vëllai i Materacit zbulon “bombën” e merkatos së Interit

Dec 14, 2017 | 14:52
SHPËRNDAJE

Mateo Materaci bën të lumtur tifozët e Interit. Vëllai i ishmbrojtësit zikaltër, Marko Materaci, është agjent merkatoje në Itali dhe ka thënë se Federiko Kieza do të jetë transferimi i ardhshëm i skuadrës së Interit. Përmes një postimi në “Instagram”, ai i njofton të gjithë se kjo do të jetë “bomba” e merkatos së verës, teksa në komente shpjegon edhe kohën kur do të kryet ky transferim.

Materaci

 

“Interi dhe drejtuesit e tij do të bëjnë përpjekjet maksimale për ta transferuar gjatë merkatos së janarit, por me shumë mundësi kjo nuk do të ndodhë. Ai do të transferohet gjatë verës dhe do të jetë goditja e ardhshme e skuadrës së Interit”, thotë Materaci.

Kieza

Në fakt, transferimi i Kiezës tek Interi nuk është i pamundur dhe zikaltrit duket se prej kohësh kanë pasur bisedime me agjentin e lojtarit dhe drejtuesit e Fiorentinës. Raporti i mirë me ta, pas transferimeve të Borha Valeros dhe Vesinos, bën që shanset për të afruar Kiezën me Interin të jenë të shumta. 20- vjeçari ka shënuar 4 gola në këtë sezon në kampionatin italian dhe vlera e tij konsiderohet afro 50 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura