U raportua për të shtëna me armë zjarri, Policia e Elbasanit sqaron ngjarjen: Operacion i FNSH-së, arrestohet një person pasi kapet me… (VIDEO)

Apr 2, 2022 | 20:21
SHPËRNDAJE

Një operacion mes policisë së Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pranë stacionit të trenit vendosën në alarm qytetarët në zonë.

Ende pa kaluar paniku i sa martës ku nga shkëmbimi me armë zjarri mbeti i plagosur i shumë kërkuari i policisë Nuredin Dumani banorët njoftuan sallën operative për përplasje dhe të shtëna në lagje.

Përtej panikut të krijuar, zyrtarisht policia e Elbasanit bën me dije se në operacionin e bluve nuk janë regjistruar të shëna dhe se deri tani policia ka shoqëruar një person të armatosur me armë zjarri pistoletë .

Të njëjta burime shtojnë se operacioni i policisë është duke vijuar ndërsa pritet të bëhen publike detaje të tjera dhe identiteti i të ndaluarit.

“Në Elbasan nuk ka të shtëna me armë, por  është në operacion Policia e Elbasanit  në bashkëpunim me FNSH, deri tani është kapur një person i armatosur me armë zjarri pistoletë,  te stacioni  trenit në Elbasan dhe është shoqeruar, po vijon operacioni e kontrollet” – njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura