Policia e Shtetit aksion të gjerë në Tiranë e disa qytete të tjera, kapet drogë në formë çokollate, në pranga 4 anëtarë të një grupi kriminal

Jan 17, 2020 | 19:32
SHPËRNDAJE

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në Tiranë dhe disa qytete të tjera, për goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Sipas “BalkanWeb” nga super-aksioni policor është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e llojit kanabis sativa, në formë çokollate.

policia-naten-644x450

Deri më tani, kanë rënë në pranga 4 persona, ndërkohë që vijon operacioni. Grupi kriminal ishte prej muajsh nën hetim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura