Policia: 68 të arrestuar, 21 policë të lënduar dhe 4 vetura të dëmtuara

Jun 27, 2013 | 18:52
SHPËRNDAJE

68 protestues të arrestuar, 21 zyrtarë të policisë të lënduar si dhe katër vetura zyrtare të dëmtuara, është bilanci i protestës së mbajtur sot organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes Kosovë -Serbi.

Policia raporton se gjatë nderhyrjeve policore, janë shoqëruar për në stacionet policore gjithsej 68 protestues, të cilët po trajtohen në bazë të procedurave ligjore dhe konventës për respektimin e të drejtave të njeriut, ku njëmbëdhjetë prej tyre ju është ofruar ndihma mjekësore, kryesisht nga spreji OC. Si pasojë e veprimeve dhe sjelljeve të dhunshme nga ana e protestuesve, 21 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore si dhe janë dëmtuar katër automjete zyrtare, prej tyre dy automjete policore.

Në protestën e paparalajmëruar, nga subjekti politik “’Vetëvendosje”, e cila ka filluar rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe ka përfunduar rreth orës 14:55, sipas policisëpjesëmarrës kanë qenë rreth 500-600 protestues të shpërndarë në lokacione të ndryshme për rreth hyrje-daljeve të objektit të Parlamentit të Kosovës.Në një njoftim të policisë thuhet se protestuesit fillimisht kanë krijuar pengesa fizike ndaj disa deputetëve dhe personaliteteve tjera duke mos i lejuar të hyjnë në Parlamentin e Kosovës dhe më pas kanë vazhduar me veprimeve të dhunshme ndaj zyrtarëve policorë, duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë dhe gurë ndaj zyrtarëve policorë, të cilët po kujdeseshin për sigurinë e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

Sipas policisë, protestuesit gjatë protestimit të tyre, kanë tentuar të dëmtojnë rrethojat e institucionit me qëllim të futjes në objektin e Parlamentit të Kosovës, si dhe me pas kanë bërë bllokime të tërësishme dhe të pjesërishme të rrugës së UÇK-së dhe rrugës Agim Ramadani, në hyrjet e Parlamentit të Kosovës nga këto dy anë.Si pasojë e këtyre veprimeve nga ana e protestuesve, njësitet policore janë detyruar të reagojnë, për t’u mundësuar hyrjen deputetëve në Parlamentin e Kosovës dhe për të liruar rrugët për qarkullim dhe lëvizje të lirë të gjithë qytetarëve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura