Polici “tapë” në alkool plagosi 60-vjeçarin në Kombinat/ Berisha nxjerr mesazhin e qytetit digjital: Nxori armën dhe e qëlloi…

May 23, 2022 | 23:19
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me plagosjen e 60-vjeçarit mbrëmjen e sotme në Kombinat i cili u qëllua me armë zjarri nga një efektiv i FNSH-së, i cili ishte në gjendje të dehur.

Capture

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që thotë se personi i plagosur e ka sharë policin dhe për këtë arsyen ai e ka qëlluar me armë zjarri.

Statusi i Sali Berishës

Krim tjeter nga narkopolicia!
Narkopolici i dehur ne kombinat qellon qytetarin me revole!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital

Doktor pershendetje desha tju informoj ne lidhje me plagosjen e nje 60 vjecari ndodhur ne kombinat gjat nates se sotme,individi esht qelluar me arme nga nje punonjes policie dhe policia nuk jep njoftim zyrtar
Personi plagosur e ka emrin myrto dhe eshte i semur mendor e njeh gjith kombinati ka shar policin dhe ky i fundit ka nxjerr armen e ka qelluar narkoshteti eshte i pacenuar Myrteza Lika quhet i plagosuri dhe ka pasur shum deshmitar ne vendngjarje

Efektivi i fnsh i dehur kur ka qelluar shtetasin tjeter

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura