“Po na përjashtoni ne për shkeljet e Nikollës”, deputetja e PD: Gjithë bota flet për skandalin “McGonigal”, ju nuk na latë të ngrinim Komision

Feb 8, 2023 | 11:16
SHPËRNDAJE

Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi në Komisionin e Etikës se deputetët e opozitës po përjashtohen për shkeljet e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, e cila nuk iu dha fjalën seancën e shkuar.

Zhupa e shpreh se nuk ka as fakte apo prova për deputetët e PD që thyen rregulloren e Kuvendit.

Jemi në kushte e paligjshmërisë së zhvillimit të kësaj mbledhje pasi mbledhja duhej bërë 48 orë pas paraqitjes së kërkesës, kërkesa ishte bërë të enjten, ju duhet ta bënit që të hënën. Ju sot keni në shqyrtim një kërkesë tjetër që është për shkarkimin e Nikollës ajo vjen pasi nuk është zbatuar rregullorja. Nuk na dha mundësinë të flisnim, të kërkonim mocion me debat nuk na dha fjalën për procedurë dhe për shkeljet e saj doni t’na përjashtoni ne. Ku është parë kjo, kjo nuk është parë në asnjë vend me logjikë normale. Duhet të kishit shqyrtuar njëherë atë kërkesë pastaj të mblidheshim ne. Ne e akuzuam me fakte dhe prova.

Ku janë faktet dhe provat që unë dhe kolegët e mi kemi shkelur rregulloren e Kuvendit? Ku është fakti dhe prova që unë kërkova të drejtën me buton dhe nuk më është dhënë? Ku janë këto prova se nuk mund të bëjmë ne gjyq këtu pa këto. Ama provat duhet sjellë një copë letër. Pra në momentin që ju sillni vetëm një copë letër me dy faqe që thotë mu duk mua se etj, në parlament duhet të ngresh kartonin kur thotë Taulant Balla po nuk është shkelje kur kërkon kryeministrin ne parlament që kërkon të zbatohet rregullorja nuk është shkelje, dhe unë kam folur me mikrofon aq minuta sa më është dhënë dhe kur e kam kërkuar nuk mu dha, kjo është shkelje jo se kërkoj unë fjalën”, tha Zhupa.

Gjithashtu Zhupa u shpreh se deputetët nuk u lejuan të flisnin për skandalin “McGonigal” pavarësisht se sipas saj e gjithë bota flet për të, ndërsa në Shqipëri opozita nuk u lejua as të ngrinte Komision Hetimor për të hetuar lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

“Nga ana tjetër ju të gjithë keni parë se si Baftjar Zeqo votoi për kolegen ngjitur atë seancë që nuk na dhatë emrin. Si mund të bëhet kjo seancë pa një provë ose video do të doja që deputetët të ishin këtu e të flisnin vetë t’i dëgjonim dhe ata. Pe ne kërkuam Ramën për skandalin McGonigal se po flet e gjithë botë, Amerika ngriti komision ndërsa ju nuk ka lejoni. Në momentin që ju nuk keni prova, kjo që po bëjmë sot është e kotë”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura