Plumb kokës politikanit që luftonte kartelet e drogës teksa bënte selfie. Video e ekzekutimit

Jun 13, 2018 | 20:05
SHPËRNDAJE

Pamje te renda ato te ekzekutimit te nje politikani meksikan, aktiv në çmontimin e krimit të organizuar ne Meksije. Ai u qëllua për vdekje me arme ne koke teksa ishte duke bere foto me zgjedhesit.

Fernando Purón, ish kryebashkiaku i Piedras Negras, kishte marrë pjesë në një debat në Kongres, diten kur edhe u qellua.

Vrasja tronditëse e Purón, e kapur në CCTV, tregon një burrë me mjekër, që ecën mbrapa 43-vjeçarit dhe e gjuan atë në pjesën e pasme të kokës. Purón vdiq teksa ishte rruges për në spital.

Puron ishte i njohur për luftën ndaj kartelit të drogës Los Zetas. Vdekja e tij e shpie ne 112-të numrin e kandidateve politike që vriten në Meksisë që nga shtatori i vitit të kaluar.

4 3 2 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura