Platini rrëfehet pas 20 vitesh: Si e trukuam Botërorin për t’u përballur me Brazilin

May 18, 2018 | 14:41
SHPËRNDAJE

Ne nje rrefim qe vjen pas 20 vitesh nga Kupa e Botës 1998, Michel Platini pranon se ajo ishte e trukuar në mënyrë që Franca dhe Brazili të mos ndesheshin me njëra-tjetrën në asnjë fazë përveç se në finale.

Ne ate kohe kryetar i komitetit organizativ te Boterorit, Platini thote sot se ka ndërhyrë në short për të siguruar që vendi i tij të shmangte kampionët në fuqi.

sport-preview-platini-fixed

Sipas mediave te huaja, në një intervistë radiofonike, Platini pranoi: “Kur organizuam kalendarin bëmë një truk të vogël”.

Sipas rregullores së FIFA-s, vendi organizator i Botërorit e ka të sigurt vendin e parë në vazon e parë para hedhjes së shortit të grupeve, ndërsa shtatë kokat e tjera të grupeve zgjidhen automatikisht.

Brazili dhe Franca u vendosën pa short në grupin A dhe C respektivisht, e duke qenë se kalendari deri në finale ishte i organizuar që më parë, përballja ishte shmangur. “Nëse ne e mbyllnim grupin në vend të parë dhe Brazili gjithashtu, atëherë nuk do të mund të ndesheshim përveç se në finale. Mendoni se të tjerët nuk e bjënë këtë në Botërorët e tyre? Franca kundër Brazilit në finale, ishte ëndrra e të gjithëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura