Platforma ekonomike e opozitës, Lubonja: Pozitive, por duhet parë se si…

Sep 24, 2018 | 17:33
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar prezantimin e platformës për çlirimin e ekonomisë së bërë publike nga opozita gjatë ditës së sotme.

Për Lubonjën kjo është një gjë pozitive, pasi tani flitet për emrat e oligarkëve, por që duhet një punë e madhe për të arritur deri në një alternativë.

basha1

Pjesë nga intervista

Platforma e opozitës për ekonominë…

Fjala e parë është pozitive, pasi e fokuson më shumë çështjen e ekonomisë. Që të çlirohemi nga kjo e keqe që ka kapur ekonominë, është ndryshimi i sistemit jo i personave konkret. Është e rëndësishme edhe pse nuk mund të jetë e sinqertë, pasi duhet parë se çfarë do bëhet më tej. Është e rëndësishme që njerëzit e dinë të keqen, se ku është. Unë kam shkruar herët për oligarkët, nuk kanë qenë vetëm politikanët. Unë kam bërë një shkrim shumë herët për këtë gjë, ku i kam quajtur politikanët kukullat, pasi janë të tillë se nuk veprojnë vetëm. E keqja tani nuk mund të mbulohet më, por duhet parë se si do çmontohet ky sistem dhe alternativa që do sjell opozita.

Vettingu në politikë, është i mundur?

Dhe kjo e para që diskutuam, duket se nuk është një çështje e vettingut në politikë për e sistemit të tërë. Idealisht kush është ai që nuk e do që të gjithë politikanët të jenë të ndershëm, por problemi është se si ti kontrollosh kur ata kanë pushtetin. Një përgjigje që Rama dha në një emision para një jave, tregoi se ai nuk ka frikë. Kjo është çështja, se vettingu është ngritur për propagandë apo për denoncim. Mbetet kjo dileme, por gjithsesi është një hap përpara për ndërgjegjësimit të njerëzve.

Ndryshimi i sistemit që kërkohet si mund të bëhet?

Unë mendoj që opozita që e ka lëshuar këtë kauzë, nëse ajo merr pushtetin do përballet me këtë sistem. Edhe Berisha në 2005 tha do godasë sistemin dhe nuk e goditi dot. Duhet të kërkohet alternativa më e qartë.

A është kredible PD me gjithë këto teza?

Tani Taulant Balla kishte dalë dhe kishte përmendur kunatin sot që është pjesë e sistemit. Ajo që tha Balla ishte “ti je si ne, nuk mund të bëhesh dot ndryshe”, e kupton se çfarë ka thënë. Por duhet një përpjekje e plotë e medias, e shoqërisë civile.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura