Plane për javën e ardhshme? Duhet të mendoheni mirë, priten reshje dëbore dhe në Tiranë

Feb 24, 2018 | 16:08
SHPËRNDAJE

Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër intensive.
Reshje dëbore në 300m mbi nivelin e detit, por në Veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. Përgjatë fillimit të javës tjetër reshje dëbore mund të shfaqen edhe në zonat e ulëta fushore dhe ato bregdetare.
Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

28279635_1004895276330985_2143070657239060219_n

TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 13
në vendet e ulëta: 5 / 12
në vendet malore: -4 / 10 °C.

28167366_1004895282997651_4972547894152480889_n

ERA
Sot pasdite dhe nesër  era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë jugorë përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura