Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

May 8, 2024 | 22:54
SHPËRNDAJE

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në këtë cikël zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, ndërsa theksoi se Fronti Evropian është forca e dytë politike në vend dhe se nga këto zgjedhje ka siguruar 19 mandate.

ali-3

Ahmeti tha se BDI-ja kundërshtar në këto zgjedhje kishte VMRO-në dhe jo VLEN-in, sepse sipas tij VMRO-ja ka ndihmuar VLEN-in.

 “Zgjedhjet kaluan me standarde të pranueshme, është një provim i shtetit i institucioneve për organizimin e zgjedhjeve të lira demokratike, standard të cilin duhet akoma, sepse ne tanimë jemi në prag të anëtarësimit në BE. Do doja të falënderoj të gjithë votuesit e Frontit, të gjithë aktivistët dhe shefat e shtabeve të cilët kanë bërë punën më të madhe e të shkëlqyeshme që ne të dalim fitimtar e krenar. Të gjithë këta aktivist na kanë bërë krenar sepse jemi forca e dytë politike. Fronti Evropian është në një dallim me oponentin, ne oponent kemi pas VMRO-në sepse VMRO_ja ka ndihmu VLENIN, por dallimi është mbi 30 mijë vota. Kjo do të thotë që shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kuadër të frontit janë për anëtarësim të pa-kompromis të vendit në BE”, tha Ahmeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura