Zgjedhjet në RMV/ “Kjo fitore u dedikohet shqiptarëve”- Bilall Kasami nga Tetova: Nesër nisin negociatat për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN

May 8, 2024 | 22:43
SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nga Tetova tha se koalicioni VLEN doli fitues në të gjitha komunat me shumicë shqiptare. Ai shtoi se kjo fitore u dedikohet shqiptarëve.

 Bilall Kasami

Kasami tha po ashtu se nesër do të nisin negociatat për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN.

“Koalicioni VLEN doli fitues në të gjitha komunat me shumicë shqiptare. Nesër nisin negociatat për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit VLEN. Urime të gjithë shqiptarëve, urime të gjithë qytetarëve.

Koalicioni VLEN është fitues absolut te shqiptarët. Kjo është si rezultat i ardhjes së mërgimtarëve tanë. Prandaj i them 100 mijë herë “faleminderit, faleminderit, faleminderit të gjithë atyre që erdhën dhe bënë edhe një herë ndryshimin në atdhe!”, tha ai.

Pas shpalljes së fitores, koalicioni “VLEN” ka nisur festën edhe në Shtabin zgjedhor në Tetovë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura