Renditja paraprake/ Kryeson VMRO, ja sa mandate pritet të kenë partitë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

May 8, 2024 | 22:41
SHPËRNDAJE

Nga rezultatet e deritanishme nga numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, VMRO del të jetë partia e parë me 42.75% të votave, e cila pritet të ketë 59 mandate në Kuvend.

Zgjedhje_2022-e1661148704624-780x470-1

Sipas mediave maqedonase, e dyta pritet të jetë koalicioni Fronti Evropian me 14.42%, e cila pritet të ketë 19 ulëse në Kuvend.

Pas saj, në radhe vjen LSDM, e cila deri më tani ka 14.67% të votave dhe pritet të ketë 18 ulëse në Kuvend.

Ndërkohë, koalicioni VLEN deri më tani ka arritur të mbledh 11.38% të votave dhe pritet të ketë 13 ulëse në Kuvend.

mandatet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura