Goli kundër Realit, Alfonso Dejvis hyn në historinë e Ligës së Kampioneve

May 8, 2024 | 22:53
SHPËRNDAJE

Alfonso Dejvis ka shkruar emrin e tij në historinë e Ligës së Kampioneve me golin që shënoi në minutën e 70 të ndeshjes mes Real Madrid dhe Bajern Mynih. Lojtari i bavarezëve, i cili kërkohet nga madrilenët në merkato, ishte ai i cili i dha avantazhin ekipit të tij dhe ktheu kualifikimin për momentin në favor të skuadër së Tuhel.

sdasdsadsadasdasds

Ky ishet goli i tij i parë me fanellën e Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve dhe rezultoi të ishte njëkohësisht edhe goli i parë që një lojtar i cili e niste ndeshjen nga stoli, shënonte për bavarezët në një gjysmëfinale të këtij turneu.

Njëkohësisht, anësori i majtë u bë lojtari i parë kanadez i cili shënonte një gol në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura