Plane për fundjavën? Shikoni si do jetë moti, zonat ku priten reshje, kurse temperaturat…

Sep 8, 2018 | 13:09
SHPËRNDAJE

Nese keni bere plane per neser, mire eshte t’i hidhni nje sy parashikimit te motit, qe mos te perballeni me surpriza qe nuk do t’u pelqejne.

moti-640x360

IGJEUM ka nxjerre buletinin per sot dhe neser, ne te cilin parashikohet nje mot i dominuar nga reshje te dobeta, nderkohe qe temperaturat shenojne ulje.

RESHJET Sot pasdite (e shtunë, dt.08) dhe nesër (e diel, dt.09) priten reshje të dobëta në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër (jo më shumë se 1 orë), më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasdites së sotme.

TEMPERATURAT Nesër (e diel, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 29 °C

në vendet e ulëta: 16 / 29 °C

në vendet malore: 10 / 24 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.08) dhe nesër (e diel, dt.09) era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

1

2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura