Piktura “Sugar Shack” shitet për 15.3 milionë dollarë

May 14, 2022 | 8:56
SHPËRNDAJE

Sugar Shack“, një pikturë ikonë që shërbeu si kopertinë e një prej albumeve të këngëtarit legjendar, Marvin Gaye, është shitur në ankand për 15.3 milionë dollarë.

http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_220513095133-sugar-shack-auction

Piktura e Ernie Barnes e cila përshkruan gëzimin në një sallë vallëzimi, titulluar “The Sugar Shack”, iu shit Bill Perkins, i cili është një menaxher dhe sipërmarrës i fondeve mbrojtëse.

Shitja erdhi pas 10 minutash nga ofertimi i më shumë se 22 personave, konfirmoi shtëpinë e ankandeve Christie’s.

Sipas Christie’s, çmimi përfundimtar i shitjes për “The Sugar Shack” ishte 27 herë më i lartë se vepra më e shtrenjtë e Barnes që u shit përpara saj.

Autori i pikturës Barnes, u nda nga jeta në vitin 2009. Ai ishte lindur në Karolinën e Veriut në vitin 1938 dhe shpesh bazohej në përvojat e tij nga fëmijëria në Amerikën e Jugut gjatë epokës së Jim Crow në përshkrimet e momenteve sociale dhe imazheve të jetës së përditshme të personave me ngjyrë.

Në një intervistë të vitit 2002, në të cilën Oakland Tribune e përshkroi Barnesin si “Picasso i botës së artit me ngjyrë”, artisti tha se idenë për “The Sugar Shack” e mori nga reflektimi mbi fëmijërinë e tij që nuk ishte në gjendje të shkonte në një sallë kërcimi në të cilin do donte të shkonte kur ishte 11 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura