Pikante Apolonia-Tirana/ Tifozë specialë për fierakët, ndërrimi “tërbon” Ngoonë

Feb 25, 2018 | 21:54
SHPËRNDAJE

Bylisi zhvendoset në Fier. I gjithë ekipi ka qenë dje i pranishëm në stadiumin “Loni Papuçiu” për të ndjekur Apolonia-Tirana. Pasi shtynë me 24 orë ndeshjen e tyre kundër Naftëtarit (e cila luhet sot), kanë menduar që ta shfrytëzojnë të shtunën për t’u dhënë zemër fierakëve, që në fakt janë edhe rivali i tyre për javën e fundit të fazës së dytë. Lojtarët ballshiotë ishin tifozët më specialë të ekipit vendës, pasi ata janë të vetmit që i gëzohen këtij barazimi.

Fier

– Majëkll Ngoo “tërbohet” nga ndërrimi. Sulmuesi anglez nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin që iu bë në minutën e 57-të prej stafit teknik. Ai ka dalë nga krahu tjetër i fushës, madje pa dëgjuar as këshillimet e gjyqtarit Laver Alla. Ky gjest i ka kushtuar dhe ndëshkimin me karton të verdhë gjigantit të Tiranës.

Ngoo

– Dy të verdhët që ka marrë Tirana i kushtojnë ndjeshëm. Të vetmit lojtarë që u ndëshkuan, do të mungojnë për ndeshjen tjetër me Shënkollin. Konkretisht Ngoo dhe Turtulli plotësuan numrin 4 të të verdhëve.

– Rekord shikuesish në “Loni Papuçiu”. Si asnjëherë tjetër gjatë sezoneve të fundit, në këtë ndeshje ka pasur rreth 500 tifozë, që e kanë mbështetur gjatë gjithë takimit Apoloninë. Nuk është se janë numër i lartë, por, kur kujtojmë faktin që tifozët e kanë braktisur skuadrën për shkak të politikave të klubit, dje interesi ishte e kënaqshëm, ku spikasnin “Ultras Green Boys” dhe “Brigada C”. Sakaq, ultrasit miq munguan, për shkak të dënimit që mor nga Disiplina.

– Në tribunën VIP kanë qenë të pranishëm presidenti Refik Halili, por edhe ai i Bylisit, Besnik Kapllanaj.

– Që në minutën e parë, pas aksionit të parë, gjyqtari Laver Alla ka bërë ndërrimin e topit të lojës, për shkak të gjendjes jo në parametrat e duhur.

– Gjyqtari Laver Alla është kontestuar nga tifozëria fierake gjatë gjithë takimit për vendimet e marra.

– Në fund të pjesës së dytë, nga 5 minuta shtesë që u akorduan, u luajtën në total 8.

– Debuton në minutën e 80- të sulmuesi tetovar Artan Bajrami, i ardhur nga të rinjtë e Shkëndijës së Tetovës gjatë merkatos dimërore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura