“Pi alkool dhe shpenzon shumë”/ Haradinaj i përgjigjet Erdoganit: Nuk kam adhur nga Anadolli

Apr 10, 2018 | 21:46
SHPËRNDAJE

Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për emisionin Pressing të Leonard Kerqukit në T7, i është kundërpërgjigjur presidentit turk Recep Tayyip Erdogan lidhur me konsumimin e rakisë.

rrrr_1523388874-509777

 “Unë jam shqiptar”, tha Haradinaj. “Nuk kam adhur nga Anadolli”, theksoi ai.

“Pi sepse jam shqiptar i Dukagjinit”, thotë Haradinaj.

‘Në Dukagjin miku pritet me një gotë”, shpjegoi ai në Pressing në T7.

Pas përplasjes që ka filluar ndërmjet Presidentit të Turqisë dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të arrestimit dhe deportimit të paligjshëm të 6 gylenistëve nga shërbimi sekret turk në Kosovë, i cili u ndihmua edhe nga AKI, mediat pro Erdoganit shkruanin për Haradinajn se “pi alkool, mohon se është mysliman dhe shpenzon shumë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura