Pësoi humbje drastike në Kharkiv, “tërbohet” Putin: Shkarkon komandantin e ushtrisë pas vetëm 16 ditësh

Sep 12, 2022 | 18:50
SHPËRNDAJE

Rusia ka shkarkuar një komandant ushtrie vetëm 16 ditë pasi ai u emërua në krye të detyrës. Shkak për shkarkimin janë bërë sukseset e arritura nga Ukraina gjatë ditëve të fundit.

gjenerali

Gjeneral-Lieutenant Roman Berdnikov u emërua në pozicionin e komandantit të Qarkut Ushtarak Perëndimor të ushtrisë ruse më 26 gusht, duke zëvendësuar në këtë pozicion Gjeneral-Lieutenant Sychecvy.

Por zgjati në krye të detyrës pak më shumë se dy javë përpara se të hiqej. Sipas Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës  ai u hoq për shkak të “disfatave dërrmuese” në rajonin e Kharkivit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bëri me dije se grupi i trupave ruse tani do të drejtohet Gjeneral-LieutenantOleksander Lapin.

Ndërkohë që Kremlini ende nuk ka konfirmuar ndonjë nga këto ndryshime.

Kujtojmë se në qershor, toger Berdnikov u përfol se ishte vrarë në një sulm të kryer nga forcat e Kievit.

Ai kishte qenë më parë komandant i grupit punues të forcave të armatosura ruse në Siri dhe u zhvendos për të udhëhequr trupat në Republikën Popullore të Donbasit.

Kundërofensiva e Kievit bëri fitime të rëndësishme gjatë fundjavës , duke rifituar zonat e pushtuara nga Rusia brenda rajonit. Trupat ruse u detyruan të tërhiqen për të mos përfunduar të rrethuar nga forcat e armatosura ukrainase.

Kievi  thuhet se ka çliruar 1,160 milje katrorë që nga fillimi i shtatorit dhe se tashmë forcat ukrainase ndodhen rreth 30 milje nga kufiri rus në veri lindje.

Që kur Ukraina rimori me sukses zonat e rajonit të Kharkiv, pjesë të vendit janë goditur nga sulmet ruse, duke lënë zona me ndërprerje dhe pa furnizime me ujë.

“Nuk janë sulmuar objektet ushtarake, qëllimi është të privohen njerëzit nga drita dhe nxehtësia”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Twitter të dielën vonë.

Ambasadorja e SHBA në Ukrainë, Bridget Brink, gjithashtu denoncoi sulmet në Twitter: “Përgjigja e dukshme e Rusisë ndaj Ukrainës që çliron qytetet dhe fshatrat në lindje është dërgimi i raketave në përpjekje për të shkatërruar infrastrukturën kritike civile”.

Moska mohon që forcat e saj të kenë shënjestruar qëllimisht civilët.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura