Pesë vite më pas…21 Janari i vitit 2011 përmes shifrave (FOTO)

Jan 22, 2016 | 10:22
SHPËRNDAJE

Gjatë emisionit të djeshëm “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku u bënë publike për herë të parë, disa shifra shumë interesante që bëjnë fjalë për ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011 dhe procesit hetimor dhe gjyqësor.

Prej tyre veçohen: 4 protestues të vrarë, 6 protestues të plagosur rëndë, 80 gardistë dhe policë të plagosur lehtë.

PEKUJTOHET 21 JANARI - /r/n/r/nCOMMEMORATION OF JANUARY 21 -

Në vendngjarje janë gjetur 439 gëzhoja 7.62 mm, 131 gëzhoja 9 mm nga të shtënat e Gardës dhe policisë si dhe 8 fishekë fishekë luftarakë 7.62 mm të papërdorur.

Janë vërejtur 13 shenja plumbash në kangjellat e kryeministrisë në lartësinë e trupit të njeriut.

Janë gjetur 9 predha në zyrat e godinës së UNHCR, 2 predha në pemë, 1 në bankën tek dy kullat binjake, 1 në godinën e Gjykatës Kushtetuese dhe 1 predhë në tabelën e sinjalistikës në Bulevard.

 

21janari3

21 janari

Grupi hetimor i prokurorisë ishte përbërë nga 12 pjestarë, prej tyre 6 prokurorë dhe 6 oficerë të policisë gjyqësore.

Janë marrë në pyetje 120 persona dhe janë kryer 2 eksperimente speciale në vendngjarje.

Grupi hetimor firmosi 6 urdhra arresti për drejtuesit e Gardës së Republikës, dy të dënuar nga Gjykata e Apelit, komandanti i Gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet burg.


protesta e 21 janarit_849049_thumb_large

Dhe në fund, 5 vjet proces hetimor dhe gjyqësor dhe dosja ndodhet për shqyrtim që prej vitit 2013 në Gjykatën e Lartë në pritje të dhënies së një vendimi.

Gazetari i njohur i kronikës së zezë Flamur Vezaj solli për publikun në këtë emision edhe një fakt interesant:

Përveç moszbatimit të urdhrit për arrestimin e 6 gardistëve, ditën e dytë pas ngjarjes nga ana e policisë nuk është lejuar as marrja në pyetje e 60 gardistëve të pajisur me armë nga grupi i prokurorëve duke sjellë edhye dëmtimin e këtij procesi.

Por edhe më i rëndë është fakti se serveri i kompjuterave i kamerave të sigurisë së kryeministrisë është dorëzuar pas 22 ditëve, ndërkohë vetëm pas 14 ditësh i sekuestroi prokuroria dy pistoletat e komandantit të Gardës Ndrea Prendi, njëra e tipit “TT” dhe tjera “Beretë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura