Pesë shqiptarë titullarë, “derbin” në elitën e futbollit rumun e fiton Kallaku dhe Alimi

Apr 15, 2024 | 21:49
SHPËRNDAJE

Sepsi i Sherfi Kallakut dhe Isnik Alimit, mposhti me rezultatin 0-1 Rapidin e Bukureshtit, ku aktivizohen edhe 3 shqiptarët e Kosovës, Hasani, Krasniqi dhe Rrahmani. Një duel special, ku u aktivizuan titullarë plot 5 futbollistë shqiptarë. Një “derbi” ky mes shqiptarësh, ku në fund, festuan Kallaku dhe Alimi.

rapidirumano

Dueli u vendos nga goli i Debeljuh në minutën e 95-të. Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Hasani qëndroi në fushë 65 minuta, ndërkohë që edhe Kallaku u zëvendësua në minutën e 73-të.

Kjo ishte disfata e katërt radhazi për Rapidin e Bukureshtit që duket se është futur në një krizë të thellë rezultatesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura