Përplasja e këngëtarëve për pikët, Rovena Dilo: Kam marrë shumë goditje

Dec 11, 2017 | 22:04
SHPËRNDAJE

Si gjithmonë çmimet janë të kontestueshme dhe nuk ka festival pa të pakënaqur. Duke qenë se vlerësojnë njëri-tjetrin, edhe inatet i ndajnë po me njëri-tjetrin. Ardit Gjebrea, që “vigjilon” mbi votimet, ka pakënaqësitë e veta.

Sigurisht ai “nuk mund t’ia falë” Kastro Zizos që i dha zero pikë Klinti Çollakut për një nga këngët më të bukura të festivalit dhe që ai vetë vendosi t’i japë çmimin e produksionit, por ai e di se “pazareve” ky festival nuk u shpëton dot, madje edhe në siglën e votimeve jepet Pazari i Ri i Tiranës.

66446-640-0-5a2d75bc59b12

Gjatë debatit tek “E diela shqiptare” në “TV Klan”, këngëtarët nxorën pakënaqësitë e tyre, ndërkohë që Gjebrea do të zbulonte se i kanë ardhur edhe mesazhe “çarçafë” të gjata nga ata që nuk u futën në finale.

Kastro Zizo: Për votimin kam rezerva me disa. Dua t’u kërkoj falje çunave të Alar band që i kam vlerësuar me pak pikë. Unë këtë vit vendosa të mos u jap asnjë pikë talenteve të reja. Talente kishte shumë, por unë u dhashë zero pikë. Jam shumë i lumtur që në finale shkuan ata që unë i mbusha me pikë. Ne votojmë këngët, por votojmë edhe miqtë. Nëse Stine apo Stresi do kishin ardhur me këngë kot, unë prapë do t’i vlerësoja, por qëlluan që ata këtë vit kishin këngë të mira. Më ka mbetur qejfi me ndonjë element që më ka dhënë një pikë. Më mirë zero

Ardit Gjebrea: Një vit më parë kam pasur të njëjtin debat me një këngëtare, e cila nuk ndodhet këtu. Dhe më tha që kam dhënë zero pikë, se më kishin mbetur vetëm 1-5 pikë. E pyeta, a nuk i dalin pikët për t’i vlerësuar të gjithë. Dhe më tha që nuk më del llogaria. Vërtet, është më mirë që të mos japësh asnjë pikë, se sa pak pikë:

Kastro Zizo: Po. Është ofezë. Unë kam 20 vjet në skenë, nuk mund të më ofendojë mua një çilimi.66445-640-0-5a2d75bc58c4e

Ardit Gjebrea: Prit, se kam edhe unë rezerva nga pikët e tua. Unë nuk do t’i jepja zero pikë Klint Çollakut! Kastro Zizo: Nuk i kam dhënë pikë se është i ri.

Klint Çollaku: Unë nuk e di se si funksionon, por më kanë ardhur në prova dhe më kanë thënë që je perfekt. U kam dhënë zero pikë se e dija që do më jepnin zero pikë.

Ardit Gjebrea: Këtu kam një problem. Unë kam shumë vite në skenë dhe asnjëherë nuk jam sjellë me të tjerët se si ato do të silleshin me mua, sepse ndryshe do të isha i humbur. Më bëre shumë përshtypje dhe bashkë me Anilën, Jonin dhe Anën vendosëm të të vlerësojmë, që të kesh një jetë në skenë. Ne të japim bekimin tonë skenik, por unë dua të jap një bekim, një këshillë edhe si prind: Mos u nis nga vlerësimet e të tjerëve. Nëse e vutë re, te sigla e çmimeve unë kisha pazarin e ri, sepse pak pazar bëhet, por pikët nuk duhet të jenë llogari, por vlerësim. Ka këngëtarë, me të cilët unë nuk kam fare komunikim, por “Kënga Magjike” është një institucion dhe dyert janë jo të hapura, por të shqyera për ta. Njerëzit që ankohen, nuk i do kush. E falënderoj Gjergj Lekën, që s’më ka bërë asnjë telefonatë që nuk u fut në finale, ndërkohë që të tjerë më kanë bërë mesazhe çarçaf.

Aurel Thëllimi: Të gjithë i kemi bërë elozhe njëri-tjetrit, por ne duhet të vlerësojmë si profesionistë. Unë kam hyrë shumë vonë në natën finale të “Këngës Magjike”, por unë jam këngëtar profesionist dhe do të vazhdoj të këndoj gjithë jetën. Këngës i duhet vlerësuar si interpretimi, edhe muzika dhe teksti. Ndihem keq që Elhaida, Fifi apo Rovena Dilo, më kanë dhënë zero pikë.

Rovena Dilo: Unë kam pasur shumë goditje gjatë karrierës sime, me materiale të jashtëzakonshme dhe asnjëherë nuk jam ankuar. Më ka ndodhur të mos futem në finalen e Festivalit të RTSH-së, kur vetë kolegët më kanë thënë që do ta shijosh shumë këtë çmim. Por tani dua t’i drejtohem Klejti Mahmutajt, që u mërzit shumë që nuk hyri në finale. Ai kishte një këngë të mirë, të ndjerë. I them, që sa herë goditesh, bëhesh më i fortë, kur goditesh, të duan edhe më shumë. Edhe kur nuk hyn në finalen e “Këngës Magjike”, rrugëtimi yt do të jetë më i suksesshëm. Më ka shqetësuar mërzia e tij. Për mua ai është një këngëtar që premton. Kam qenë edhe unë njëherë 21-vjeçare, kam pasur këngë të mirë, zë të mirë, prezencë dhe e di shumë mirë se ç’do të thotë të mos dalësh në natën e fundit. Dhe u drejtohem djemve dhe vajzave të reja që mund të pësojnë të tilla goditje: Bëheni më të mirë, më të mirë dhe më të suksesshëm. Ka pasur këngë shumë të mira, që unë nuk i kam vlerësuar sepse kisha vetëm 25 në 47. Aq mundësi kam pasur. Kam një karrierë shumë të gjatë dhe kam pasur shumë zero pikësha nga kolegët e mi.66438-640-0-5a2d6e487088b

Xhesika Polo: Lexova një status të tij, që nuk u fut në finale. Unë e kam votuar, sepse më pëlqeu kënga. Por s’jam pro asaj që, kur nuk vlerë- sohesh dhe nuk arrin atë që do të arrish, shan kolegët e tjerë, i quan pseudokëngëtarë. S’mund të na gjykojë askush votat tona, aq më tepër të kthehesh në një mënyrë aq të keqe, kur ke aq pak vite karrierë. Edhe unë kam marrë shumë goditje, por nuk i kam vajtur askujt me shpatë, t’u them se përse e bëtë këtë. Por e kam bërë në ato raste kur më kanë thënë: Xhesika, ti je e mrekullueshme, zemër, je këngëtare shumë e mirë! Dhe në fund kam marrë zero pikë. Unë kam dhënë zero pikësha sa të duash në Këngën Magjike, por mund të pyesni kë të doni, a i kam thënë kujt: je i mrekullueshëm? Anxhelës tre vjet rresht i kam dhënë zero pikë dhe s’kam vajtur kurrë t’i them se je shumë e mirë! Këtë herë i dhashë 30! Aurelit i kam dhënë zero, Kastros 1 pikë dhe Kastro ankohet, si i jep një pikë apo si i jep zero pikë. Ne nuk gjejmë asnjëherë rehat, nuk kënaqemi kurrë. Jemi këtu, jemi finalistë, kemi marrë një kupë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, se sikur të nxjerrim të gjithë listën se sa bërryla kemi ngrënë, i bie që kjo natë të zgjasë 10 vjet rresht.

Anxhela Peristeri: Zero pikësha ka pasur dhe do të ketë gjithmonë, por një material i mirë, vendin e vet në “Këngën Magjike” e ka marrë. Kam pasur shumë surpriza, si për mirë dhe për keq, që nuk i mendoja. Fundi ka qenë shumë emocionues. Personalisht kam votuar me 30 pikë Elhaida Danin dhe mendoja që do të fitonte Elhaida. Dhe kur emri im ngeli sipër, ngela e hutuar.

Stresi: Kam ardhur për vlerësimin e televizionit “Klan”, jo për të kritikuar ndokënd, sepse lumturia e të tjerëve nuk mund të bëhet lumturia ime dhe as mërzia ime nuk mund të bëhet mërzia e të tjerëve.

Fifi: Në këtë festival, unë kisha disa tekste të miat dhe ka ndodhur që të mos i jap asnjë pikë, që do të thotë që unë të mos kem vlerësuar punën time. Atyre që u kam dhënë 0 pikë, nuk kam dashur t’i fyej. Këtë e kam për Aurel Thëllimin. Të vlerësoj shumë për të të dhënë 2 pikë.

/Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura