Përplasen tre makina, dy të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital. Policia jep detajet

Sep 19, 2021 | 19:46
SHPËRNDAJE

Tre automjete janë përplasur në një aksident rrugore në Thumanë. Sipas policisë, të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

aksident-naten-policia-naten

“Më datë 19.09.2021, rreth orës 18:00, në Thumanë, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasit A. M., dhe B. Sh., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura