Përmbytjet në vend/ Ministri Peleshi tregon situatën në Shkodër e Lezhë: Kemi zhvendosje drejt Jugut të reshjeve me intensitet

Nov 23, 2022 | 12:45
SHPËRNDAJE

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka treguar për mediat se situata në Veri nga përmbytjet është drejt përmirësimit, teksa paralajmëroi se vëmendja është kthyer në Jug ku janë zhvendosur reshjet me intensitet të konsiderueshëm.

peleashi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi:

Situata e përmbytjeve, kanë vijuar reshjet me intensitet mesatar në Veri, problematika e përmbytjeve të jetë ende prezente ndonëse uji është tërhequr e 3/4 e sipërfaqeve është liruar, në Shkodër e Lezhë.

Në Shkodër 22 familje të avakuuar, 83 persona janë banorët e evakuuar nga 318 në fillim.
1305 ha sipërfaqja e përmbytur.

Në Lezhë, ka 4 banesa me prezencë uji e sipërfaqe të përmbytur 1300 ha.

Kemi një zhvendosje drejt Jugut të reshjeve me intensitet të konsiderueshme, pritet të kemi prurje të shtuara në lumenjtë Shushicë e Drinos.

Një problematikë në Gjirokastër ku era e fortë ka shkëputur energjinë në disa zona, OSHEE po punon për ta rikthyer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura