Periudha Janar-Korrik, zhdoganohen 1542 tonë cigare

Sep 7, 2021 | 9:12
SHPËRNDAJE

Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti u zhdoganuan 1542 tonë cigare.

Doganat kanë raportuar se në 7 muajt e parë të këtij viti janë zhdoganuar mesatarisht 220 tonë cigare në muaj.

1-26-696x365

Po sipas të dhënave nga doganat, gjatë këtij 7 mujori janë zhdoganuar rreth 100 tonë cigare më tepër se në të njëjtën periudhë të një viti më parë kur u zhdoganuan 1447 tonë cigare.

Edhe të ardhurat e mbledhura në buxhet nga akciza, sipas DPD-së, shënuan rritje me 4.2 miliardë lekë që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e importit të karburantit me 2.4 miliardë lekë, rritja e importit të cigareve me 1.4 miliardë lekë dhe birrës me rreth 111 milionë lekë./ATSH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura