Përfshihet nga flakët një automjet në Vlorë, policia jep detajet e para

May 1, 2021 | 11:26
SHPËRNDAJE

policia vlore

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë këtë të shtunë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, mësohet se automjeti në pronësinë e shtetasit me iniciale E.B që ka qenë i parkuar kur është djegur rreth orës 10:30.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu” të qytetit bregdetar.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura