“Përfaqësuesja e Kosovës duket si bandë, ju na tregoni përralla me mbret…”

Jun 13, 2017 | 15:23
SHPËRNDAJE

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, nuk e ka pranuar humbjen e thellë të Kombëtares së Kosovës.

ismet munishi

“6 ndeshje, 18 gola të pësuar, 3 gola për ndeshje. Kjo do të jetë historia më e zezë e përfaqësueses së Kosovës. Edhe Burundi është 30 vende para nesh në ranglistën e FIFA-s. Ndeshja me Turqinë ishte katastrofa e radhës. Nuk ishim dinjitozë kundër një Turqie me probleme, e cila nuk luajti mirë. Ne nuk jemi ekip, dukemi si bandë. E ju vazhdoni me tregu përralla me mbret”, ishin fjalët e Munishit në rrjetet sociale.

Pas kësaj humbjeje, trajneri Bunjaki është vënë në një pozitë mjaft të vështirë. Dhe ndeshja e radhës në shtator ndaj Kroacisë mund të jetë vendimtar për të ardhmen e tij në krye të përfaqësueses.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura