Përdhunimi i 15-vjeçares, si e futi në kurth i dashuri 17 vjet më i madh! Ja provat që ka marrë policia

May 20, 2021 | 15:23
SHPËRNDAJE

MIRDITE – Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Mirditë, ku 5 persona përdhunuan një të mitur 15- vjeçare.

Autorët e dyshuar dhe e mitura janë nga fshati Tarazh i Mirditës dhe banesat i kanë në një distancë të afërt me njëratjetrën, ndërsa personi i parë që ka abuzuar me 15-vjeçaren është 32-vjeçari Artan Kaçorri.

Ky i fundit kishte pasur lidhje me vajzën dhe në muajin mars i kishte blerë edhe një telefon për të komunikuar me të. 32-vjeçari, i cili është i martuar, kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë. Më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime, të cilat më pas ua ka shpërndarë edhe 4 personave të tjerë, mes të cilëve dhe nipit të tij, 17-vjeçarit me iniciale A.Gj.

Përmes videove dhe fotove, 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta në mënyrë të përsëritur. Pas disa kohësh, shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjarët e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur.

Së bashku me familjarët i është drejtuar Komisariatit të Policisë Mirditë, duke bërë denoncim. Si provë ajo ka paraqitur telefonin e mesazhet dhe videot e fotot shantazhuese, të cilat ia kishin dërguar 5 personat, tashmë të arrestuar. Referuar mesazheve ata e kanë detyruar që përmes videove shantazhuese, të kryente marrëdhënie seksuale me ta. Ndërkohë, e mitura 15-vjeçare mësohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahet nën kujdesin e Shërbimit Social të Bashkisë Mirditë, të cilët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë.

Gjatë ditës së martë e mitura është dërguar edhe për ekzaminim mjekoligjor në Tiranë, ndërkohë 5 të arrestuarit në lidhje me ngjarjen, Artan Kaçorri 32, Albert Molla 27, Ermal Tarazhi 30, Nike Lleshi 44, dhe A.Gj., shtetasi 17 vjeç, po mbahen në Komisariatin e Policisë Mirditë në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë në Gjykatë, teksa referuar provave të deritanishme Prokuroria e Lezhës pritet të kërkojë “Arrest me Burg” për 5 personat, ndaj të cilëve është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. e.h

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura